Pa Casemiron kundër Sheffield United

Futboll

Pa Casemiron kundër Sheffield United

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:03
Casemiro

Mesfushori i Manchester United, Casemiro do ta humbasë ndeshjen në Premier League kundër Sheffield United këtë të shtunë pasi u lëndua në grumbullimin e Brazilit, ka njoftuar klubi të enjten.

Kur skuadra u ribashkua të enjten për stërvitje, Casemiro ka munguar.

Ai kishte luajtur në të dyja ndeshjet e Brazilit në kualifikimet për Kupën e Botës: shtatëdhjetë e nëntë minuta në barazimin 1-1 në shtëpi kundër Venezuelës si dhe gjithë ndeshjen ku "kareokët" u mposhtën 2-0 ndaj Uruguait.

"Futbollisti pas këshillimit me klubin ka mbetur në Brazil për t'u rikuperuar sa më shpejt që të jetë e mundur nga një problem i vogël i ngritur gjatë kohës që luante për vendin e tij", ka njoftuar United.

"Tridhjetë e një vjeçari pritet të kthehet në Carrington në fillim të javës së ardhshme për të rifilluar stërvitjet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat