Ronaldo Jr ndjek rrugën e babait të tij

Futboll

Ronaldo Jr ndjek rrugën e babait të tij

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:13
Ronaldo dhe Ronaldo Jr

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Cristiano Ronaldo Jr ka nënshkruar me grupmoshat U13 të Al Nassrit.

Marrëveshja është nënshkruar dhe djali i Cristiano Ronaldos do të fillojë stërvitjen gjatë ditëve në vazhdim, raporton KosovaPress.

Ronaldo Jr do ta bartë numrin 7 në fanellën e tij te Al Nassri.

I biri i Ronaldos po e ndjek rrugën e babait të tij, ku ky i fundit para disa kohësh kishte thënë:

“Djali im më thotë mua, mbahu edhe disa vite, unë dua të luajë me ty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat