Skuadra e madhe shqiptare e kërkon Robert Prosineçkin

Futboll

Skuadra e madhe shqiptare e kërkon Robert Prosineçkin

Nga: K. G. Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:28
Robert Prosineçki

Legjenda e  futbollit kroat, Robert Prosineçki, është në listën e skuadrës së madhe shqiptare, Partizani i Tiranës.

Sipas mediave kroate, ish-trajneri i kombëtares së futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Robert Prosineçki, është në listën e dëshirave të Partizanit.

Sipas informacioneve të “Germanijak”, kampioni aktual shqiptar është në kërkim të një drejtuesi të ri të shtabit teknik pas largimit të ish-futbollistit të Sarajevës, Zoran Zekiq që shkoi në Osijek, dhe dëshira e parë e klubit nga kryeqyteti shqiptar është Robert Prosineçki.

Prosineçki ndodhet tashmë në Tiranë, ku po bisedon me drejtuesit e Partizanit, çka në vetvete është një konfirmim i mjaftueshëm se deri vonë trajneri i Rudeshit është një opsion serioz për kampionin aktual të Shqipërisë.

I njëjti burim shton se ende nuk është rënë dakord, ndonëse negociatat serioze kanë nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat