Marota i ka idetë të qarta

Futboll

Marota i ka idetë të qarta

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:32
Xhuzepe Marota

Xhuzepe Marota, administratori i deleguar i Interit, ka bërë të qartë se pasi të mbyllë eksperiencën në drejtimin e klubit zikaltër, nuk do të jetë më pjesë e klubeve të tjera.

I ftuar në prezantimin e një libri, ai ka folur për tema të ndryshme, një ndër të cilat ishte edhe e ardhmja e tij.

“Për fat të mirë përfaqësojmë një markë të fortë, nëse nuk vjen njëri, vjen tjetri.

Dhe jemi besimplotë nga kjo pikëpamje, është një ekip jashtëzakonisht konkurrues.

Titulli? Do të mundohemi. Është një pyetje që më është bërë edhe më parë.

Është e qartë që ylli i dytë është një gjë e rëndësishme, diçka historike, që mbetet në fanellë. Por kemi folur shumë për të, kemi pak presion dhe pak optimizëm.

A është Interi skuadra e fundit e karrierës? Po, po. Sigurisht.

Në botën e politikës? Ndoshta si ekspert teknik, jo me teser partie. I përfshirë në spektrin e sportit”, tha Marota duke iu përgjigjur pyetjeve të personave të ftuar në këtë eveniment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat