Sistemi i ri i vauçerëve sportiv do të aktivizohet në vitin 2024

Futboll

Sistemi i ri i vauçerëve sportiv do të aktivizohet në vitin 2024

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:43
Naumçe Mojsoski

Pasi që nuk funksionoi sistemi i vauçerave sportiv, drejtori i Agjencisë për Rrini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, konfirmoi se është duke u përgatitur ligji i ri, i cili do të hynë në fuqi në muajin shkurt.

Me ligjin e ri, Qeveria do të ndihmojë sportistët, klubet dhe Federatat sportive, duke transferuar të hollat drejtpërdrejtë në konton e subjeteve sportive, për të evituar keqpërdorimet.

Naumçe Mojsoski, drejtor i ARSM: “Do të jetë gati metoda e njëjtë, por kësaj radhe do të ndajë qeveria dhe nuk do të shpërndahen nëpër firma, për të evituar keqpërdorimet që paralajmëroheshin.

Shteti do të hjek dorë nga 10 milion euro dhe ata do të drejtohet te sportistet, klubet dhe federatat.

Ndoshta do të shuhet sistemi i vjetër, por 99 për qind do të jetë i ngjajshëm dhe do të jetë i kontrolluar nga qeveria.

Propozimi ynë është që të hollat fillimisht të paguhen në muajin mars, dhe këstin tjetër në muajin qershor ose korrik. Shpresojë kjo metodë, do të jetë më efikase dhe mjete do të përfundojnë te ata që janë më meritor – te sportistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat