Garcia: Jo të gjitha kritikat janë konstruktive

Futboll

Garcia: Jo të gjitha kritikat janë konstruktive

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:21
Rudi Garcia

Trajneri i Napolit, Rudi Garcia u është përgjigjur të gjithë kritikëve në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Hellas Verona.

Rudi Garcia theksoi se falenderon tifozët për mbështetjen, ndërsa shtoi se pas kritikave që ka marrë tashmë i njeh se kush janë miqtë e tij të vërtetë.

“Unë po e jetoj pjesën e kritikave, prandaj dua të përmend fansat që më inkurajuan, më thanë të mos dorëzohem, të mos dëgjoj, të mos lexoj.

Prandaj i falënderoj. Gjithashtu e di që kritikat e shtypit synojnë të jenë konstruktive, por jo nga të gjithë. Kishte diçka të ekzagjeruar.

Tani e di kush janë miqtë dhe armiqtë e mi”-deklaroi trajneri i Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat