Emini optimist: Në ‘Autokomandë’ do të komandojmë ne

Futboll

Emini optimist: Në ‘Autokomandë’ do të komandojmë ne

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 12:11
Emini

Java e nëntë e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë sjell dy përballje mjaftë interesante që mund të ndikojnë rrjedhën e mëtutjeshme në renditjen e tabelës në ligën e dytë.

Ndeshje më interesante padyshim se do të zhvillohet në Lagjen e Autkomandës në Shkup, aty ku do të përballen ish anëtar i i Ligës së Parë, Skopje dhe lideri në renditjen e tabelës, Besa e Dobërdollit.

Stadiumi “Hekurana” vërtet është një terren mjaft i “nxehtë” kur janë pyetje ndeshjet derbi edhe pse në bazë të rezultateve dhe formës aktuale ekipi Besës konsiderohet favorit.

“Ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, në veçanti për ekipin tonë që synon të mbajë pozitën e parë. Ne të gjithë dimë se çfarë skuadra është Skopje, edhe pse në fillim të këtij sezoni është në krizë të rezultateve, por dua të them se kjo skuadër është paparashikueshme.

Por neve kemi llogarit tona, e dimë se çka kërkohet nga ne dhe ajo që mund të premtoj është se do të japim më të mirën nga vetja jonë për të arritur deri te qëllimi. Jam optimist se nga Autokomanda do të kthehemi me tri pikë”, deklaroi Izair Emini.

Në ndeshjet e javës së 9-të në Ligën e dytë takohen: Arsimi – Pelisteri, Detonit Plaçkovica – Osogova, FK Skopje – Besa 1976, Kamenica Sasa – Bellasica, Karaormani – Bashkimi, Kozhufi – Pobeda, Novaci – Ohri dhe Vardar Negotinë – Teteksi.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot, me fillim në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat