Akord për rinovimin, historia e bukur me Atalantën vazhdon

Futboll

Akord për rinovimin, historia e bukur me Atalantën vazhdon

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:23
Gasperini e Gjimshiti

Aventura e Gian Piero Gasperinit në pankinën e Atalantës do të vazhdojë.

Drejtuesit e klubit zikaltër kanë arritur akordin me teknikun e njohur për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2025.

65-vjeçari drejton Atalantën prej verës së vitit 2016, teksa gjatë këtyre viteve ka zhvilluar një punë fantastike me skuadrën nga Bergamo.

Atalanta luan prej vitesh një futboll shumë të bukur, në Serie A dhe kompeticionet europiane. Kjo falë stilit, guximit dhe taktikave të Gasperinit.

Skandali i basteve, Aston Villa del me reagim zyrtar dhe zbulon vendimin për Zaniolon

Zikaltrit mbërritën deri në çerekfinalet e Champions League në vitin 2020, raund ku pësuan një eliminim të dhimbshëm nga PSG, kampionët e Francës.

Atalanta po bën mirë në grupet e Europa League këtë sezon, ndërkohë që objektivi kryesor është mbërritja në katër vendet e para në Serie A. Që do të sillte rikthimin në Champions.

Skuadra e Gasperinit, aty ku luan edhe Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares shqiptare, luan në shtëpi të dielën kundër Genoas (18:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat