Bujar Neziri: Kemi gjithçka në dorën tonë, Kosova lufton të ngritet në Landesliga 

Futboll

Bujar Neziri: Kemi gjithçka në dorën tonë, Kosova lufton të ngritet në Landesliga 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 tetor 2023 Në ora: 14:46
Bujar Neziri

Vetëm 11 javë zhvilluar deri me tash në Bezirksliga në futboll.

Kosova e Dusseldorfit ka një ecuri shumë të mirë, nga 33 pikë të mundshme ka fituar 28 dhe aktualisht renditet në vend të dytë me 28 pikë sa ka edhe lideri SG Benrath-Hassels (një ndeshje më pak).

Synimet janë konkrete të klubit kuqezi, kreu i tabelës dhe të ngriten një rang më lart të garave përkatësisht në Landesliga I.

Image

Fitorja e fundit (mbrëmë) me rezultat 4:0 në konak të Lohausener SV 1920, është treguesi më i mirë se Kosova është në formën më të mirë. 

Presidenti i klubit, Bujar Neziri, është i kënaqur me ecurinë e ekipit me përjashtim që e brengos humbja e pamerituar nga ekipi DJK Gnadental.

“Të jem i sinqertë, kemi pritur pak më shumë. 

Ndeshjen e parafundit që kemi humbur, nuk e kemi merituar. 

Edhe lojën që kemi luajtur që ka qenë derbi nuk ka qenë dashur të humbim, është dashur të fitojmë tre pikë.

Përndryshe jemi të kënaqur, kemi gjithçka në dorën tonë dhe nuk varet prej dikujt tjetër”, Neziri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

11 ndeshje, 9 fitore, 1 barazim e 1 humbje, janë bilanci kuqezinjve.

Deri në fund të kampionatit ka edhe shumë ndeshje, gjithsej edhe 23.

“Jemi ende herët, është xhiro e 11-të. 

Kemi 9 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. 

Besoj se jemi shumë mirë, padiskutim kishe me qenë mirë mi pas të fituar edhe pesë pikë por i kemi humbur.

Jemi mirë dhe besoj se sivjet do të ngritemi një rang më lart”, shpreh optimizmin Neziri. 

Kë e shihni rival të papërshtatshëm?

“Tash tabela tregon tamam, është SG Benrath-Hassels dhe TSV Eller 04, këto dy ekipe i shoh që do të janë konkurrentë duke mos përjashtuar edhe DJK Gnadental. 

Konkurrent kryesor do të mbetet Hassels, sepse TSV Eller dhe DJK Gnadental besoj se kanë mu dorëzuar më herët”, ka nënvizuar ai.

Në afatin kalimtar dimëror Kosova pritet të përforcohet me dy lojtarë. 

“Unë mendoj në pushim dimëror na vyen patjetër një sulmues tipik dhe mesfushor i mirë”, ka përfunduar Neziri.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat