Kryetrajneri i Dritës: Kam besim të plotë te djemtë

Futboll

Kryetrajneri i Dritës: Kam besim të plotë te djemtë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 21:08
Akis Vavalis

Këtë të diel Drita zhvillon ndeshjen e javës së 10-të kundër KF Llapi në Podujevë.

Para gazetarëve sot folën kryetrajneri, Akis Vavalis dhe futbollisti, Albert Dabiqaj.

"Kryetrajneei Akis Vavalis tha se nesër (13.00) na pret ndeshje e fortë, por ka besim se do i marrim tri pikë", thuhet në njoftimin e FC Drita.

"Pas një pauze kemi një ndeshje të fortë kundër një skuadre si KF Llapi.

Gjatë kësaj periudhe kemi pasur edhe pushim pas një serie të ngarkuar dhe kthehemi ndaj një skuadre të fortë dhe gjendja tabelare e tregon këtë.

Kishim një seri të ndeshjeve shuml të mira, por përgjatë këtyre 12 ditëve kemi punuar fort, kemi ushtruar mirë që të përmirësohemi. 

Nesër do të futemi fort, me agresivitet nga fillimi deri në fund të ndeshjes.

Kam besim të plotë te djemtë dhe me mbështetjen e tifozëve tanë besoj që në ndeshjen e nesërme do të arrijmë t'i marrim tri pikë", tha trajneri Vavalis.

Vavalis u pyet për formën e lojtarëve dhe titullin, për çka tha se është akoma herët të diskutohet për të.

"Deri më tani të gjithë lojtarët janë mirë dhe të gatshëm për nesër.

Padyshim që kemi synime, por qëllimi është të tregojmë ndeshje të mira pastaj shohim ecurinë e kampionatit", përfundoi Vavalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat