Llapi ndeshet me Dritën, Dabiqaj: Vijmë pas katër fitoreve

Futboll

Llapi ndeshet me Dritën, Dabiqaj: Vijmë pas katër fitoreve

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 21:11
Dabiqaj

Drita është para sfidës së vështirë në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.  

Ndeshja FC Llapi - FC Drita zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00, në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë.
Ndërsa, futbollisti Albert Dabiqaj tha se synimi i vetëm për FC Drita është fitorja.

"Vijmë pas katër fitoreve dhe nesër kemi një kundërshtar mjaft të fortë, që në këtë sezon ka treguar formë shume të mirë. Për ne synimi i vetëm është fitorja që besoj që me shumë mund dhe sakrificë do ta arrijmë", theksoi Albert Dabiqaj

Dabiqaj u pyet për formën e tij personale.

"Shpresoj të jemi mirë mendoj që me punën që po bëhet dhe me përgatitjet shpresoj ta shihni edhe Dabiqajn e vërtetë", përfundoi Dabiqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat