Muller vesh fanellën e sulmuesit të Mainz

Futboll

Muller vesh fanellën e sulmuesit të Mainz

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 22:08
Thomas Muller

Talenti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda është duke kaluar një moment të mirë me ekipin e Mainz në Bundesliga.

Forma e 19-vjeçarit i ka rënë në sy edhe sulmuesit të Bayern Munich, Thomas Muller, i cili pas ndeshjes me Mainz, që bavarezët e fituan me rezultatin 1-3, ka marrë fanellën e Grudës.

Në një postim në rrjetet sociale, Muller ka publikuar foto me fanellën e Grudës, ndërsa i thotë sulmuesit të ri që të vazhdojë punën që ka nisur.

“Faleminderit @grudabrajan për bluzën tënde, vazhdo të punosh shumë miku im.

Një fitore e rëndësishme për ne pas pushimit ndërkombëtar. Asnjëherë e lehtë në Mainz”-shkruan krahas fotove Thomas Muller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat