Mitaj shkëlqen dhe në Rusi, anësori i mbrojtjes shpallet “lojtari i ndeshjes”

Futboll

Mitaj shkëlqen dhe në Rusi, anësori i mbrojtjes shpallet “lojtari i ndeshjes”

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 22:10
Pamje nga një ndeshje

Ardhja e teknikut Sylvinho në stolin e Kombëtares sonë ka sjellë risi në stilin e lojës së “legjionarëve”, por edhe në emrat, që tashmë organika e “shqiponjave” ka, ku ndër emrat e rinj që u afrua dhe ardhjen e brazilianit ishte dhe anësori, i cili aktivizohet se Lokomotiva e Moskës, Mario Mitaj.

Ky i fundit arriti të shkëlqyejë në përballjen ndaj Çekisë, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, si dhe ndaj miqësores me Bullgarinë, duke bërë kështu që dhe trajneri i tij te skuadra ruse t’i besojë Mitajt minuta të plota si titullar në fushë e këtë gjë e për pikërisht në derbin ndaj Dinamos së Moskës.

Talenti 20-vjeçar, përveç faktit se luajti jo në pozicionin e tij natyral, por në atë të “shkatërruesit” arriti sërish të shkëlqente, duke kapur kështu notën 7.3, pas 90 minutash lojës e në fund u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ndërkaq, vlen të theksohet se pas ndeshjeve të tij të shkëlqyera me fanellën kuqezi, tifozët e Lokomotivës së Moskës kritikuan ashpër trajnerin në rrjetet sociale, pikërisht për aktivizimin me pikatore të mbrojtësit 20-vjeçar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat