Thuram: Shpresoj vetëm që të bëj një gjë

Futboll

Thuram: Shpresoj vetëm që të bëj një gjë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 22:20
Thuram

Marcus Thuram , protagonist në fitoren 3-0 të Inter-it kundër Torino-s, ka komentuar ndeshjen në një intervistë të dhënë për DAZN:

“Çdo ndeshje e Serisë A në transfertë është shumë e komplikuar.

E dinim se do ta kishim të vështirë këtu në Torino, e kemi nisur mirë pjesën e parë, më pas në të dytën kemi shënuar 3 gola dhe kemi marrë një fitore të bukur.

“A ndihem mirë me Dumfries?

Po, Denzel është një lojtar i madh, ndihem shumë mirë me të, më ka dhënë një asist dhe e falënderoj. Inter është një skuadër e nivelit të lartë, jam shumë ië gëzuar që jam këtu dhe që kam mundësinë të ndihmoj ekipin në çdo ndeshje”.

“Cannavaro ka thënë se ngjaj me Ibrahimoviç?

Është bukur të krahasohesh me një lojtar të madh si Zlatan dhe shpresoj tëë bëj si ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat