Goli i shqiptarit të Kosovës, habit Gjermaninë dhe botën! Çmenduri

Futboll

Goli i shqiptarit të Kosovës, habit Gjermaninë dhe botën! Çmenduri

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 22:31
Florent Muslija feston me shokë

Po bën xhiron e botës, futbollisti i Kosovës shënon gol nga mesi i fushës!

Florent Muslija, futbollist i Paderbornit në Bundesligën e dytë, ka realizuar këtë të shtunë golin më të bukur të karrierës, pse jo të denjë për të fituar edhe çmimin e golit të vitit.

Në minutën e tetë të takimit me St. Paulin, 25-vjeçari, pasi kuptoi se portieri kundërshtar kishte braktisur portën, vendosi për të goditur.

Ai goditi nga mesi i fushës, duke shënuar një gol të rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat