Curri: Jemi nën presion sepse u bënë gjashtë barazime

Futboll

Curri: Jemi nën presion sepse u bënë gjashtë barazime

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 23:33
Curri

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka theksuar pas ndeshjes se barazimi i Prishtinës në udhëtim te Feronikeli 74, ishte rezultat real.

Ai shtoi se ekipi i Prishtinës është në presion pasi kjo është ndeshja e gjashtë që barazojnë, megjithatë sipas tij ndeshja ishte e barabartë me një rezultat real.

“Ndeshja nuk mbaron për 10 minuta, pavarësisht që patëm shanse në fillim të pjesës së parë. U liruam sepse dolëm lehtë në shanse ndaj Feronikelit, skuadër që është e vështirë për t’u mundur. U bënë disa ndeshje që kemi barazime.

Mendoj se ndeshja ishte e barabartë, dhe rezultati i barabartë ishte real. Jemi nën presion sepse u bënë gjashtë barazime dhe duhet dalë nga kjo situatë. Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kanë hyrë në lojë, por duhet të punojmë për ndeshjet e radhës”, ka theksuar Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat