Shala: U mundova ta befasoj Gjilanin por nuk doli ashtu

Futboll

Shala: U mundova ta befasoj Gjilanin por nuk doli ashtu

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 23:36
Shala

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala, ndeshjen kundër Gjilanit e ka cilësuar si një ndeshje të dobët dhe ka thënë se përgjegjësinë për disfatën në Gjilan, 1:0, e merr ai.

Shala tha se ka bërë ndryshim në skemën e lojës dhe ka dashur të mbrohej më shumë, mirëpo nuk arriti rezultat pozitiv edhe pse kanë rrezikuar për ndryshime.

“Ndoshta është ndeshja më e dobët që e kemi luajtur, më së paku që kemi krijuar, si me lojë ashtu edhe me raste.

Edhe sistemi i lojës ka qenë më defansiv sepse kemi ardhur të mbrohemi dhe t’i presim gabimet e Gjilanit.

Humbjen e marrë personalisht, sepse kam rrezikuar në ndryshimin e sistemit.

Në ndeshjet e kaluara kemi krijuar më shumë dhe kemi dominuar. U mundova ta befasoja kundërshtarin por nuk doli ashtu.

Në aspektin individual, shumica e lojtarëve nuk ishin në formën më të mirë. Këtë fond të lojtarëve e kam zgjedhur vetë me aq sa kemi mundur t’i afrojmë. Kam qenë i kënaqur deri tani me lojë, por jo edhe me rezultate. Në janar mund të ketë transferime të reja”, ka thënë trajneri Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat