Çfarë po ndodh me Baselin e Xhakës?

Futboll

Çfarë po ndodh me Baselin e Xhakës?

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 23:44
Pamje nga ndeshja

Baseli i Taulant Xhakës po kalon një nga momentet më të vështira në histori, teksa rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Klubi legjendar ku aktivizohet dhe mesfushori shqiptar, ka arritur të sigurojë vetëm 1 fitore në 10 ndeshje, duke u zhytur në vendin e fundit me vetëm 5 pikë. 

Baseli u mposht edhe mbrëmjen e sotme nga Sevete me rezultatin 0-1.

Xhaka ishte titullar në këtë duel teksa qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushë, teksa u vlerësua me notën 6.8 nga “Flashscore”.

Golin e fitores për miqtë e Servetes e shënoi Severi në minutën e 63-të..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat