Superliga sjell sot derbin mes Llapit dhe Dritës, luhet edhe ndeshja Malisheva – Dukagjini

Futboll

Superliga sjell sot derbin mes Llapit dhe Dritës, luhet edhe ndeshja Malisheva – Dukagjini

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim se vëmendja do të jetë në “Zahir Pajaziti”, aty ku do të zhvillohet derbi mes Llapit dhe Dritës.

Llapjanët janë të dytit në tabelë me 19 pikë, një më shumë se gjilanasit e vendit të tretë, por që kanë një ndeshje më pak.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Liman Gegaj”, aty ku Malisheva e pret Dukagjinin.

Malishevasit kanë grumbulluar 12 pikë deri me tani dhe mbajnë pozitën e pestë në tabelë.

Klinasit janë të tetit me nëntë pikë të grumbulluara.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat