Reijnders: Allegri-t do t’i hiqja dy lojtarë

Futboll

Reijnders: Allegri-t do t’i hiqja dy lojtarë

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:29
Reijnders

Prej këtu zgjedhja e sportit dhe origjina e emrit. Reijnders quhet Tijjani si Babangida, sulmuesi nigerian që e bëri Ajax-in të madh në fund të mijëvjeçarit të dytë.

Tani i takon mesfushorit të bëjë të madh Milanin e sotëm, duke rilidhur fillin e përbashkët të traditës së madhe holandeze te kuqezinjtë:

“Jam krenar për këtë, që kur erdha këtu dhe firmosa kontratën. Dhe madje edhe tani kur jam në fushë dhe e vesh fanellën. Të luaj me Milanin është realizimi i një ëndrre”.

Në lidhje me përballjen kundër Juventus-it.

“Kemi luajtur kundër tyre në fazën përgatitore, ekip i madh dhe lojtarë të mirë. Unë do t’i hiqja Vlahovicin, po të mundja, por edhe Kean.

“Dhe në mesfushë ata janë të mirë, u përballa me Rabiot dhe McKennie. Ata kanë cilësi, por edhe ne… Kemi shumë besim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat