Llorente këshillon Juven: Është ai që i duhet

Futboll

Llorente këshillon Juven: Është ai që i duhet

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:44
Llorente

Me Pogba të pezulluar për doping dhe Fagiolin të skualifikuar për baste, Juventus papritur e gjeti veten pa shumë alternativa në mesfushë.

Për momentin vendin e tyre do ta zë i riu Nonge, por në janar bardhezinjtë mund të ndërhyjnë në merkato.

Mes emrave të shumtë të lidhur me Zonjën e Vjetër është edhe Hojbjerg, mesfushori i Tottenhamit, që nuk po gjen shumë hapësira ​​këtë sezon.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i Juves, Llorente ka këshilluar bardhezinjtë:

“Unë u përballa me Hojbjerg në Premier League: ai është një lider, një kapiten, ai që i duhet Juves për të ndërtuar një cikël suksesesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat