Jonuzi: Ja çfarë nuk shkoi në derbi

Futboll

Jonuzi: Ja çfarë nuk shkoi në derbi

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:46
Jonuzi

Tirana mori një humbje vetëm në minutat e fundit në derbin me Partizanin. Bardheblutë kërkojnë të rikthehen te fitorja, teksa nesër në orën 14:00 do të presin në “Selman Stërmasi” Egnatian. Mesfushori i nënkampionëve, Fjoart Jonuzi, u shpreh se Tirana do të kërkojë fitoren dhe se Egnatia duhet respektuar.

“Normalisht derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin. Humbja ka ato pasojat e veta, por ne jemi profesionistë dhe e dimë që vjen ndeshja e radhës shumë shpejt dhe sidomos kjo ndeshja me Egnatian që është në vend të parë. ne e vlerësojmë si ekip.

Ka një ekip shumë të mirë dhe duhet ta vlerësojmë në maksimum, ashtu siç vlerësuam derbin, pavarësisht rezultatit. Kështu që duhet të hyjmë për tre pikët që ta kalojmë këtë situatë.

Derbi është me episode, pasi derbi zakonisht nuk ka një ekip që dominon lojën.

Të dyja ekipet kishin rastet e veta. Goditëm tre herë shtyllën. Ndoshta dhe fati nuk ishte me ne. Duhet të ishim më agresivë në disa momente. Ky është futbolli.

Egnatia skuadra më e fortë e Superiores? Duhet ta shohim. Unë e thash, Egnatia ka një skuadër të mirë. bëjnë dhe një lojë shumë të mirë. duhet ta shohim nesër. Për momentin janë në vendin e parë, e meritojnë. Kështu që t’ia lejmë fushës nesër.

Titulli? Është shpejt. Është dhe formula në fund që duhet të përballesh sërish në fund të kampionatit. Mund të shkosh në “Final Four” dhe ta humbasësh në fund. Duhet parë. e rëndësishme është që ne të shkojmë deri atje dhe më pas të shohim”, u shpreh Jonuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat