Ismaili para duelit me Gostivarin: Shpresojmë në rezultat pozitiv

Futboll

Ismaili para duelit me Gostivarin: Shpresojmë në rezultat pozitiv

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:01
Ismaili

Fatih Ismaili ka folur për faqen e klubit në prag të ndeshjes kundër Gostivarit, sot me fillim prej orës 14:00.

Mbrojtësi shkupjan i Voska Sport shpreson në rezultat pozitiv nga Gostivari.

“Ndeshje tipike kampionale, ndeshje mes dy skuadrave që edicionin e kaluar e patën fjalën kryesore në Ligën e Dytë dhe me plotë meritë në fund u inkuadruan në mesin e më të mirëve.

Gostivari nuk e kishte nisur mbarë sezonin e ri, mirëpo me disa ndryshime në formacion, por edhe në stafin teknik, kjo skuadër është stabilizuar, ndërsa më së miri e tregojnë edhe ndeshjet e fundit, ku në 3 ndeshje nuk dinë për disfatë. Megjithatë atmosferë pozitive mbizotëron edhe te skuadra jonë, sidomos pas fitores së fundit ndaj Makedonija Gj.P.

Shpresojmë të lidhim disa rezultate pozitive dhe të dëshmojmë se kemi kualitet dhe se jemi më të mirë se Gostivari. Si futbollistë, gjithnjë jam optimist, ashtu do të jetë edhe kësaj rradhe, ndaj dhe shpresoj se nga kjo transfertë do të rikthehemi të pamposhtur”, deklaroi Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat