Dikush e ndalë rrymën me qëllim në sallën sportive

Futboll

Dikush e ndalë rrymën me qëllim në sallën sportive

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:03
Pamje nga salla

Mbrëmë është dashur të luhet derbi në futsall mes Zhelezarec dhe Futsal Club Forca nga Kumanova, por kjo ndeshje nuk është luajtur pasi në sallën sportive “Anton Dimtrov” në lagjën Butel të Shkupit nuk ka pasur “energji elektrike”.

Klubi nikoqir ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke thënë se “Kot janë përgatitur, kot janë stërvitur, e kot është liga, kur ne vend të derbit në futsal të ndalet rryma në mënyrë të qëllimshme dhe nuk të lëshojnë në sallë”. Zhelezarec i ka kërkuar falje Futsal Forcës për këtë lëshim.

Në anën tjetër me reagim ka dalë edhe Futsal Forca. Kumanovarët mes tjerash kanë deklaruar se ky është një turp për organizimin shumë të dobët nga ana e FFM-së.

Ata kërkojnë nga FFM që organizimet e ndeshjeve të jenë në nivel që garanton kushtet adekuate dhe aspektin garues të lojës së Futsallit.

“Është anuluar ndeshja e javës së tretë në Ligë, ndaj skuadrës KMF Zhelezarec, e paraparë të zhvillohet pardje nga ora 20:30.

Edhe pse ekipi ynë udhëtoi për në Shkup, në komunën e Butelit, dyert e sallës ishin të mbyllura, skuadra vendase dhe organizatore e këtij takimi na njofton se palestra ‘Anton Dimitrov’ ‘Nuk ka energji elektrike’”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat