Dy klubet e njohura angleze në garë për Solerin

Futboll

Dy klubet e njohura angleze në garë për Solerin

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:16
Carlos Soler

Aston Villa dhe Brighton & Hove Albion raportohet se janë dy klubet e interesuara për Carlos Soler.

Spanjolli u transferua te Paris Saint-Germaini nga Valencia në verën e vitit 2022. Në sezonin e tij debutues në “Parc des Princes”, ai luajti 38 herë, shënoi shtatë gola dhe regjistroi shtatë asistime.

Mendohej se ardhja e Luis Enrique si trajner do t’i lejonte atij më shumë hapësira në skuadër, por roli i Soler është bërë edhe më i vogël, duke luajtur vetëm 110 minuta deri më tani këtë sezon.

Siç raporton “Le Parisien”, Enrique beson se ka mungesë kreativiteti në mesfushë dhe po kërkon të shtojë një element të ri. Megjithatë, kjo do të ndodhë vetëm nëse ka një largim.

Kësisoj, Soler mund të jetë njeriu që do të hapë rrugën.

Edhe reprezentuesi spanjoll është i hapur për një largim.

Gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, 26-vjeçari u kthye në Valencia, duke ndezur zërat për një rikthim, megjithatë, klubi nga La Liga do të ishte në gjendje të paguante vetëm një pjesë të pagës së tij, për një huazim fillestar.

Por, Aston Villa dhe Brighton do të jenë në gjendje të paguajnë të gjithë pagën e Soler nëse një lëvizje në janar do të bëhet.

Mbetet të shihet në afatin dimëror nëse edhe Soler do të jetë i interesuar për të nisur një aventurë në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat