Llapi - Drita, formacionet

Futboll

Llapi - Drita, formacionet

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:23
Llapi

Llapi dhe Drita do të luajnë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ me fillim nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat ndodhen në pjesën e epërme të tabelës dhe janë ndër favoritët për titullin e kampionit së bashku me Ballkanin.

Llapi vjen në këtë duel pas fitores ndaj Lirisë së Prizrenit në të njëjtin stadium, derisa Drita është në seri të mirë prej katër fitoreve radhazi.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët në tabelë në mënyrë që t’i qëndrojnë sa më afër liderit aktual Ballkanit.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Vokrri, Jashari, Bekteshi. Blakcorri, Namani, Ahmeti, Krasniqi, Cobian, Veliu, Hyseni.

Drita: Smakiqi, B. Krasniqi, Salihu, Vitija, Thaqi, Broja, Jashari, Dabiqaj, Baftiu, Ajzeraj, Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat