Xherdan Shaqiri në podium, ja rroga e shqiptarit tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Futboll

Xherdan Shaqiri në podium, ja rroga e shqiptarit tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:54
Xherdan Shaqiri

Kampionati amerikan i futbollit ka bërë me dije listën e pagave të lojtarëve për vitin 2023 dhe nuk ka surpriza sa i përket emrit që përfiton më shumë. Lista kryesohet nga Lionel Messi.

Në pagesat e publikuara nga liga profesioniste amerikane futet paga bazë dhe kompensimi i garantuar.

Messi, i ardhur në këtë verë tek Inter Majami i Devid Bekhamit, paguhet 20.4 milionë dollarë, duke qenë lojtari me shifrën më të lartë.

Pas tij, në vendin e dytë, renditet ish-kapiteni i Napolit, Lorenco Insinje, i cili fiton 15.4 milionë dollarë.

Në vendin e tretë është Xherdan Shaqiri me 8.1 milionë dollarë.

Pas tyre në listë Çiçarito Hernandez, teksa pesëshja e parë plotësohet nga Federiko Bernardeski.

Rrogat e këtyre lojtarëve nuk krahasohen me atë që përfiton sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni.

Gjithsesi, lojtari i Nju Inglëndit, përfiton në vit një shifër më se të kënaqshme prej pak më shumë se 1,8 milionë dollarë në klubin e MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat