Shaqiri dhe Messi mbesin jashtë “Play-Off-it”

Futboll

Shaqiri dhe Messi mbesin jashtë “Play-Off-it”

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 13:24
Shaqiri dhe Messi

Këtë të diel, sipas kohës tonë lokale, u zhvillua xhiro e fundit e sezonit të rregullt në MLS.

Chicago Fire, ku aktivizohet Xherdan Shaqiri, pësoi humbje në udhëtim ndaj Neë York City, ashtu si pësoi edhe skuadra e Lionel Messit, Inter Miami.

Të dy ekipet kanë mbetur jashtë fazës së “Play-Offit”, andaj kjo fazë në MLS do të zhvillohet pa yjet si Messi, Shaqiri, Alba, Busquets, por edhe të tjerë.

Chicago Fire grumbulloi 40 pikë pas 34 xhirove, duke e përmbyllur sezonin në pozitën e 13-të.

Interi Miami qëndroi edhe më keq, pasi sezonin e rregullt e mbylli në pozitën e parafundit (14) me 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat