Milan-Juventus, formacionet e mundshme

Futboll

Milan-Juventus, formacionet e mundshme

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic janë në dispozicion për Juventusin, por pritet të startojnë nga stoli, ndërsa Alessandro Florenzi do të zëvendësojë të suspenduarin Theo Hernandez për Milanin .

Milan-Juventus, ndeshja e madhe e xhiros së nëntë të Serisë A fillon në orën 20:45 në “San Siro”

Kuqezinjtë janë pa të pezulluarin Mike Maignan dhe të dëmtuarin Marco Sportiello, kështu që portieri i tretë Antonio Mirante do të startojë në portë.

Edhe Theo Hernandez është i suspenduar, ndaj Florenzi do ta zëvendësojë në krahun e majtë. Rade Krunic dhe Pierre Kalulu janë në dispozicion për kuqezinjtë, por nuk pritet të startojnë, ndërsa Ruben Loftus-Cheek është i dëmtuar.

Milan-Juventus: formacionet e mundshme

Milan (4-3-3): Mirante; Kalabria, Thiaw, Tomori, Florenzi; Musah, Adli, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.

Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Weah, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Milik, Kean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat