Drita e hesht Llapin në Podujevë 

Futboll

Drita e hesht Llapin në Podujevë 

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:51
Pamje nga ndeshja

Drita e Gjilanit ka shënuar fitore në derbin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Gjilani ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në minutën e 81-të, Almir Ajzeraj nga afërsia tund rrjetën e vendasve.

Është fitorja e pestë rresht për Dritën.

Ballkani (një ndeshje me pak) kryeson me 23 pikë, e ndjekur nga Drita me 21 (një ndeshje me pak) dhe Llapi 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat