Tirana fiton derbin me Partizanin

Futboll

Tirana fiton derbin me Partizanin

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:06
Pamje nga ndeshja

Java e katërt e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza u mbyll këtë të diel me dy sfidat e fundit, Apolonia – Kinostudio dhe Gramshi – Skënderbeu.

Fieraket u rikthyen te fitorja këtë javë, duke mposhtur me shifrat e thella 6-1 skuadrën e Kinostudios në shtëpi. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Gramshi mori fitoren e parë sezonale në shtëpi ndaj Skënderbeut. Gramshiotet fituan me rezultatin 3-2.

Sfida më interesante e javës ishte pa dyshim derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës. Tre pikët shkuan në fund të ndeshjes për vajzat bardheblu, që fituan me rezultatin 3-2. Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet dhe që prodhoi shumë emocione edhe për tifozët e pranishëm në stadiumin ‘Arena e Demave’.

Në dy ndeshjet e tjera të së shtunës, Vllaznia fitoi me Lushnjen me rezultatin e thellë 12-0, ku spikasin dhjetë golat e shënuar nga Megi Doçi. Tre pikë mjaft të rëndësishme për Vllazninë në këtë takim të javës së katërt. Nga ana tjetër, edhe Laçi mori fitoren dhe tre pikët e para në këtë edicion futbollistik, teksa mundi 5-0 ekipin e Teutës në shtëpi.

Java e katërt e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza:

Partizani 2-3 Tirana

Vllaznia 12-0 Lushnja

Laçi 5-0 Teuta

Apolonia 6-1 Kinostudio

Gramshi 3-2 Skënderbeu

Renditja e ekipeve pas javës së katërt:

Vllaznia 12 pikë

Tirana 12 pikë

Apolonia 9 pikë

Kinostudio 9 pikë

Partizani 6 pikë

KF Laçi 3 pikë

KF Gramshi 3 pikë

Teuta 3 pikë

Skënderbeu 0 pikë

Lushnja 0 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat