Pa fitues derbi i skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Pa fitues derbi i skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:22
Pamje nga ndeshja

Gostivari ka barazuar me rezultat 1:1 me Voska Sport nga Ohri, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit maqedonas.

Ky ishte derbi i skuadrave shqiptare dhe i pjesës së fundit të tabelës.

Gostivari shmang humbjen në çastet e fundit me golin e Potuk në minutë e 90-të.

Mysafirët avancuan me golin e Marushiq në minutën e 65-të.

Voska është në vend të dhjetë me 11 pikë sa ka edhe Gostivari i 11-ti dhe Vardari në fund me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat