Vavalis: E kemi ditur se kemi kualitetin për të shënuar gol

Futboll

Vavalis: E kemi ditur se kemi kualitetin për të shënuar gol

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:29
Vavalis

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis e ka vlerësuar lartë fitoren ndaj Llapit. Ai shtoi se e rëndësishme për Dritën është rezultati pozitiv në secilen ndeshje.

“Fitore shumë e rëndësishme.

Për mua secila fitore është e rëndësishme.

Ndaj Llapit, në derbi, është fitore edhe më e rëndësishme.

Në këtë moment më e rëndësishmja është që fituam tri pikë dhe që vazhduam serinë pozitive”, ka thënë Vavalis. “Është dashur të krijojmë më shumë.

Por as nuk jemi rrezikuar shumë.

E rëndësishme ishte që të mos pësojmë, pasi e kemi ditur se kemi kualitetin për të shënuar gol”.

Drita fitoi me rezultat pas golit të Almir Ajzeraj në minutën e 81-të.

Me fitore, Drita del në pozitën e dytë me 21 pikë nga nëntë ndeshje,vetëm dy pikë më pak se lideri i tabelës, Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat