Batatina: Kampion bëhesh kur i mposht skuadrat më poshtë në tabelë

Futboll

Batatina: Kampion bëhesh kur i mposht skuadrat më poshtë në tabelë

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:30
Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas humbjes nga Drita ka thënë se nuk i kanë shfrytëzuar rastet dhe golin e pësuan nga një pakujdesi.

Ai tutje shtoi se në ndeshje vendosin detajet por ata kishin dhënë maksimumin.

“Në pjesën e parë nuk i kemi shfrytëzuar rastet. Kur nuk i shfrytëzon rastet, vjen deri te pësimi.

Në çdo aspekt kemi dominuar në të dy pjesët. Na kushtoi një pakujdesi. Ndoshta portieri ka mundur ta kapte topin.

Pritej momenti për të dhënë golin dhe të fitojmë ndeshjen. Por në derbi vendosin detajet. Djemtë e kanë dhënë maksimumin”, ka thënë Batatina.

Ai ka ankesa për mënyrën se si po ndëshkohen lojtarët e Llapit.

“Llapit shumë lehtë po iu jepen kartonët. Skuadrës kundërshtare asnjë karton i vetëm, por kjo është përgjegjësi e arbitrit. Një detaj ka vendosur ndeshjen. Ne do të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Edhe Drita ka skuadër të mirë. Ne e kemi bërë maksimumin. Nuk arritëm t’i fitojmë tri pikët. Kampion bëhesh kur i mposht skuadrat më poshtë në tabelë. Rrugëtimi është i gjatë.

Do të gabojnë edhe Drita edhe Llapi edhe Ballkani. Sot është dashur të fitohet ndeshja. E kemi ditur se Drita luan kështu, pa vizion të qartë”, ka shtuar Batatina.

Drita fitoi me rezultat 1:0. Sfida u vendos në minutën e 81-të, kur realizoi Almir Ajzeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat