Marvin Çuni kthehet në protagonist dhe fiton penallti

Futboll

Marvin Çuni kthehet në protagonist dhe fiton penallti

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:36
Pamje nga ndeshja

Bologna-Frosinone po përballen në kuadër të javës së nëntë të Serie A.

Ndërsa vendasit ishin në avantazhin 2-0 pas golave të Ferguson në minutën e 19’ dhe të De Silvestri në minutën e 22’, Marvin Çuni kthehet në protagonist për miqtë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare fiton penallti, me arbitrin që e dha vetëm pas verifikimit në VAR.

Penalltinë e fituar nga Marvin Çuni e mori përsipër ta ekzekutojë Soule, i cili rihapi sfidën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat