Josa: Duhej të ishim më të qetë

Futboll

Josa: Duhej të ishim më të qetë

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 16:48
Mirel Josa - majtas

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, mendon se humbja e skuadrës së tij përballë Kukësit, erdhi për faktin se ekipi nuk veproi me qetësinë që duhej në raste të tilla, kur goditesh në momentin më të mirë të ndeshjes.

“Duhet të kemi parasysh të respektojmë kundërshtarët, nuk është se nuk i respektuam sot.

Të them të drejtën në pjesën e parë u duk një lojë ku ne u goditëm me rastet që kishte Kukësi nga topat tonë, bëmë disa gabime dhe Kukësi fitoi topin e doli para portës.

E ekuilibruam në pjesën e dytë, e nisëm mirë sa i përket mënyrës së lojës, por në momentet më të mira u goditëm nga skuadra e Kukësit.

Dua të kemi vëmendjen shumë në momentet që jemi në ngulmim apo presion për të kthyer një rezultat, jo për të ruajtur. Se duhej të kthenim rezultatin, duhej të ishim shumë më të qetë dhe të kishim zgjidhje më të mira në minutat e fundit. Ngulmuam por përsëri nuk na mjaftoi.

Bëmë zgjidhje të gabuar sidomos kur zotëronim topin në qendër të fushës, duhej të futnim më tepër krahët në lojë, të shkonim më shumë në goditje të portës. Duhej të ngulmonim më shumë në zonë”, tha Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat