Mourinho: Monza nuk meritonte të humbiste sot

Futboll

Mourinho: Monza nuk meritonte të humbiste sot

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 18:24
Mourinho

Trajneri i Romës, Jose Mourinho tha pas fitores 1-0 ndaj Monza-s, se kundërshtari i tyre nuk e meritonte të humbiste.

Në prononcimin për mediet pas këtij takimi, portugezi theksoi se është i lumtur për tri pikët, por shton se e pa ekipin e tij në gjendje shumë të vështirë.

“Ata nuk e meritonin ta humbnin ndeshjen. Jam shumë i lumtur për tre pikët, e pashë ekipin në vështirësi teknike, vuajtëm fizikisht, me Paredes dhe lojtarë të tjerë.

Mundëm një ekip me lojtarë të mirë dhe një trajner të mire.

Zhvilluam një lojë në nivel të ulët teknik, por me emocione të forta”-tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat