Leart Paçarada shijon gëzimin e parë, Koln gjunjëzon Monchengladbach-in

Futboll

Leart Paçarada shijon gëzimin e parë, Koln gjunjëzon Monchengladbach-in

Nga: K.G. Më: 22 tetor 2023 Në ora: 18:51
Leart Paçarada

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, me ekipin Koln shijojnë fitoren e parë në Bundesliga I.

Koln ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Monchengladbach-it, në takimin e javës së 8—të.

Paçarada si zakonisht standard, i cili u vlerësua me notën 7.7 nga faqja për statistika “Sofascore”. 

Futbollisti Florian Kainz është lojtar i ndeshjes, me notën 8.6.

Për Koln shënuan Kainz (9' - nga penalltia e 76' - nga penalltia), Waldschmidt (90') dhe për Monchengladbach realizoi Elvedi (63').

Kone  i Monchengladbach  u përjashtua në minutën e 72-të.

Koln ngritet në vend të 16-të me 4 pikë e Monchengladbach është në të 13-tin me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat