Xavi thërret talentet për të zëvendësuar “profesionistët”

Futboll

Xavi thërret talentet për të zëvendësuar “profesionistët”

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:07
Pamje nga një ndeshje

Mbrëmjen e kësaj të diele, “katalanasit” e Barcelona do të presin në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, “baskët” e Athletic Bilbao në përballjen e vlefshme për javën e 10 të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.

Mesditen e sotme, tekniku Xavi Hernandez zbuloi dhe listën e të grumbulluarve që do të përballet me ekipin “bask”, ku dallohet disa risi, duke pasur parasysh këtu mungesën e të lënduarve Lewandowski, De Jong, Pedri, Kounde, Raphinha dhe Sergi Roberto.

Tre të rinjtë mund të kenë mundësinë të debutojmë zyrtarisht me ekipin e parë, pasi vlen të kujtohet se Unai Hernandez, Marc Guiu dhe Hector Fort kishin tashmë minuta në miqësoren kundër Vissel Kobe të Andres Iniesta. Gjithashtu është grumbulluar edhe portieri Ander Astralaga.

Ndërkaq, Alejandro Balde dhe Lamine Yamal morën miratimin nga stafi mjekësor dhe u futën në listën e skuadrës pasi lanë pas lëndimet fizike që i pësuan me kombëtaret përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat