Clermont trondit Lyonin dhe e fundos! Rashani - 21 minuta

Futboll

Clermont trondit Lyonin dhe e fundos! Rashani - 21 minuta

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2023 Në ora: 22:43
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, është paraqitur nga minuta e 69-të për Clermont-in.

Rashani ka luajtur për 21 minuta dhe u ndëshkua në fund me karton të verdhë, ndërsa Clermont e trondit Lyonin duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Vendasit pësuan një goditje të rëndë nga Clermont në takimin e javës së nëntë të elitës së futbollit francez.

Muhammed Cham (10') e Mahnin (35') shënuan për fitoren e Clermont-in dhe Ogier (52' - autogol) realizoi për Lyonin. 

Clermont renditet në vend të 17-të me 5 pikë dhe Lyon fundoset (i 18-ti) me 3 sosh.

Lyon është në krizë të madhe, ende nuk ka shijuar fitore, ka tre barazime e gjashtë humbje.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat