​Pioli: Jemi të zhgënjyer pas humbjes nga Juventusi

Futboll

​Pioli: Jemi të zhgënjyer pas humbjes nga Juventusi

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 08:55
Pioli

Stefano Pioli ka shpjeguar se çfarë shkoi keq me kartonin e kuq të Malick Thiaë dhe sesi ai e përshtati Milanin me 10 lojtarë, duke shtuar se skuadra e tij nuk ishte aspak inferiore ndaj Juventusit edhe pse luajti me një lojtar më pak.

Kuqezinjtë kishin mungesa të shumta, duke përfshirë Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Ruben Loftus-Cheek.

Loja ndryshoi në mënyrë të pashmangshme me dy episode të pjesës së parë, pasi fillimisht Ëojciech Szczesny bëri një pritje të jashtëzakonshme të goditjes së Olivier Giroud, më pas Malick Thiaë u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Moise Kean.

Juve e fitoi ndeshjen me goditjen e tyre të parë në portë, një goditje nga distanca e Manuel Locatelli-t, e cila mori një devijim të madh nga Rade Kruniç për të përfunduiar në rrjetë, përcjellë KosovaPress.

“Zakonisht nuk flas me ekipin pas ndeshjeve, pasi ka një tension të madh dhe sot edhe zhgënjim”, tha Pioli për “DAZN”.

“Nuk ishte rezultati që donim, por ne luajtëm mirë me 11 lojtarë, luajtëm mirë me 10 lojtarë dhe nuk ishim në asnjë moment inferior ndaj Juventusit, kështu që mendoj se mund të kishim marrë rezultatat më të mirë”, shtoi ai.

Ai më tutje foli edhe për fazën defanzive ku nuk i kurseu kritikat për lojtarët e tij.

“Për kartonin e kuq ishte një gabim naiv, si individual ashtu edhe i ekipit. Thiaë duhet të ishte ndalur në vend që ta ndiqte. Mbrojtësi i krahut ishte gjithashtu në pozicion të gabuar. Në të njëjtën kohë, Thiaë ishte i pafat kur rrëshqiti, por duhet të kishte bërë më mirë.”, theksoi Pioli.

Përkundër humbjes, Milani mbetet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Interi që kryeson tabelën, dhe një më shumë se Juventusit që vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat