Pochettino i pakënaqur me situatën e Fernandez dhe Caicedo

Futboll

Pochettino i pakënaqur me situatën e Fernandez dhe Caicedo

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 10:11
Fernandez dhe Caicedo

Trajneri i Chelsea, Maurizio Pochettino ka shprehur pakënaqësinë për situatën e futbollistëve me angazhime në kombëtaret e Amerikës Latine.

“Është çmenduri për lojtarët që të kthehen nga Amerika Jugore të mërkurën dhe të luajnë të shtunën. Enzo dhe Caicedo ishin të lodhur.

Por nëse them se do t’i pushojë dhe nuk do të luajnë…ju do të më vrisni, dhe sigurisht pastaj edhe pronari gjithashtu.”, tha Pochettino për mediet angleze.

Chelsea dhe Arsenal barazuan të shtunën me rezultatin 2-2, në kuadër të derbit të xhiros së 9 të Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat