Inzaghi: Frattesi shumë i rëndësishëm për Interin, Thuram e donim patjetër në ekip

Futboll

Inzaghi: Frattesi shumë i rëndësishëm për Interin, Thuram e donim patjetër në ekip

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 14:07
Simone Inzaghi

Në prag të sfidës të Interit ndaj Salzburg, Simone Inzaghi, trajneri zikaltër ka komentuar sfidën.

“Rotacionet duhet të jenë një ndhihmë e madhe, për mua dhe për të gjithë. Kemi shumë lojtarë që kanë luajtur me kombëtaret dhe kanë shpenzuar energji.

A do të luajë Frattesi? Davide është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, unë ende duhet t’i vlerësoj të gjitha këto situata. Do të shohim në stërvitjen e sotme dhe nesër në mëngjes. Është e qartë se Davide është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, i cili në periudhën e fundit ishte ngadalësuar për shkak të një dëmtimi që e bëri të humbasë dy ndeshje. Më pas ai u kthye kundër Anglisë.

Lautaro dhe Thuram në nivel numerik përfaqësojnë një nga çiftet e sulmit më të mira në Europë dhe a më befason francezi? Jo, ai ëshë një lojtar që e kemi ndjekur për një kohë shumë të gjatë. Cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe ne të gjithë i dinim ato. Është e qartë se përfshirja në një ekip të ri, në një kampionat të ri, mund të çojë në njëfarë hezitimi për adaptimin e tij, por ai ka punuar fortë dhe është përshtatur menjëherë në ekipin zikaltër. Së bashku me Lautaron janë më të fortë”, është shprehur Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat