Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa lojtarët serbë dhe ata rusë

Futboll

Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa lojtarët serbë dhe ata rusë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Astana mund të zbarkojë në Kosovë pa futbollistët e saj serbë dhe rusë.

Klubi nga Kazakistani do ta zhvillojë të enjten ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, ky klub mund të mbërrijë në Prishtinë pa disa prej lojtarëve të rëndësishëm.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i ekipit, Grigory Babayan.

“E kemi një rrugë të vështirë përpara, do ta kemi një ndeshje me Ballkanin. Kemi probleme me fluturimin çarter. Siç e dinë të gjithë, Kosova është një shtet që nuk njihet nga Kazakistani dhe kështu me radhë. Ka vështirësi me hyrjen e lojtarëve rusë dhe serbë, do të shohim se si do ta zgjidhim këtë. Ne duhet ta rregullojmë logjistikën dhe të rikuperohemi sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi trajneri i Astanas për uebfaqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat