Pastore zbulon historin e rëndësishme me Milanin

Futboll

Pastore zbulon historin e rëndësishme me Milanin

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:16
Javier Pastore

Në prag të ndeshjes PSG-Milan, Javier Pastore, ka zbuluar një histori të rëndësishme në lidhje me klubin kuqezi.

Ish-futbollisti i Palermos dhe Romës, thotë se Milani e kishte kërkuar, por në fund ai zgjodhi projektin e PSG-së.

Pastore e zbulon se Milani është klubi që i pëlqentë më së shumti në Itali.

“Më kishin kërkuar, por në fund me Zamparinin zgjodhëm projektin e PSG-së”, ka thënë Pastore për mediet italiane, raporton RTKLive.

“Ndeshjet kundër Milanit gjithmonë ishin të veçanta sepse ishte skuadra që në Itali më pëlqente më së shumti. Kishte lojtarë si Kaka, Pirlo dhe Gattuso me të cilët luaja në PlayStation dhe ata ishin idolët e mi. Milani ishte skuadra ku do të doja të shkoja pas Palermos”, ka deklaruar Pastore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat