Kosova dhe Izraeli luajnë më 12 nëntor

Futboll

Kosova dhe Izraeli luajnë më 12 nëntor

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 06:07
Foto ilustrim

Kosova dhe Izraeli pritet të ndeshen më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Njoftimi është bërë nga UEFA të hënën, e cila e kishte ndryshuar orarin e ndeshjes - takimi fillimisht ishte paraparë që të zhvillohej më 15 tetor - për shkak të rishpërthimit të luftës Hamas-Izrael. 

Ndeshja e parë në tokën izraelite ishte mbyllur me barazim 1-1. 

Gjithashtu pas tri ditëve Izraeli do të luajë me Zvicrën. 

Aktualisht Grupin e kryeson Rumania, e pasuar nga Zvicra, derisa Izraeli është i treti në renditje. Kosova gjendet në vendin e katërt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat