Arteta kërkon fitore

Futboll

Arteta kërkon fitore

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 11:25
Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, duke folur në prag të sfidës me Sevillan, ka thënë se është koha të shijojmë atmosferë futbolli pas asaj që ndodhi në duelin Sevilla-Real Madrid.

Sevilla dhe Arsenali do të ndeshen sonte në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.

“Le të shijojmë një atmosferë futbolli, nuk ka asgjë më të mirë se të luash këtu dhe shpresoj se do të flasim vetëm për futbollin dhe ta shijojmë atmosferën”, ka thënë Arteta.

Strategu spanjoll është i bindur se skuadra e tij, do ta ketë një ndeshje të mirë në duel me Sevillan.

Arsenal në duel me skuadrën spanjoll vjen pas barazimit me Chelsea-n (2-2), sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Premier League-a.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat