Klubet kryeqytetase në garë për Insignen

Futboll

Klubet kryeqytetase në garë për Insignen

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 11:27
Lorenzo Insigne

Lorenzo Insigne së shpejti mund të rikthehet në Itali.

Ish-kapiteni i Napolit po mendon seriozisht rikthimin e tij në Serie A, ndërsa mediat italiane kanë raportuar se Lazio dhe Roma janë dy opsionet reale për 32-vjeçarin.

Insigne, aktualisht është pjesë e Toronto-s, skuadër me të cilën u bashkua në verën e vitit 2022, por tani, ai nuk është më i lumtur në kampionatin Amerikan.

Në Itali janë të bindur se në orët e ardhshme, Lazio dhe Roma do të luajnë një derbi në merkato për të siguruar shërbimet e Lorenzo Insigne-s që ka kontratë me Toronto-n deri në verën e vitit 2026 dhe përfiton rreth 7.8 milionë euro në vit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat