Egnatia në krye të Superiores

Futboll

Egnatia në krye të Superiores

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 11:48
Egnatia

Egnatia e mbylli me fitore fazën e parë të kampionati, duke u renditur në vendin e parë me 19 pikë, por Partizani që ka dy pikë më pak ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e prapambetur me Teutën.

Megjithatë, kjo fazë e parë ka qenë një tregues për forcën e rrogozhinasve, që këtë edicion e thonë me plot gojë se kërkojnë titullin kampion.

Pasi fituan Kupën e Shqipërisë sezonin e shkuar, në Rrogozhinë duan trofeun më të rëndësishëm dhe deri më tani janë në rrugën e  mbarë. Në 9 ndeshjet e para kanë pësuar vetëm 2 humbje, me Skënderbeun dhe me Teutën. Ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë skuadra e Tetovës ka marrë 4 pikë, duke barazuar ndaj Partizanit e fituar me Tiranën, këtë të hënë.

6 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje ndërtojnë një bilanc që mund të konsiderohet pozitiv.

Egnatia, ndonëse një emër jo me shumë histori në futbollin shqiptar, në organikën e saj ka lojtarë me shumë eksperiencë, por mbi të gjitha udhëhiqen nga një sulmues si Raphael Dwamena, i cili ka shënuar 9 gola në 7 ndeshjet që ka luajtur në kampionat.

Ganezi është kthyer në lokomotivën që tërheq skuadrën dhe me të drejtë në Rrogozhinë shpresojmë se ky mund të jetë sezoni i tyre, që pas “Final4” në “Air Albania” të ngrenë lart trofeun e titullit kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat