Befason Osimhen

Futboll

Befason Osimhen

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:10
Osimhen

Mëngjesin e sotëm, tifozët e Napoli që po niseshin për në Berlin për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen e Champions League ndaj vendsave të Union, janë befasuar kur kanë parë që në avion të hypë edhe sulmuesi nigerian Victor Osimhen.

Sulmuesi nuk ka udhëtuar me skuadrën pasi është i dëmtuar dhe nuk do të luajë, por ai ka preferuar që të jetë pranë shokëve të ekipit të tij.

Për këtë arsye, ai ka vendosur që të niset sot në mëngjes me një avion charter që do të transportonte tifozët e Napoli.

Tifozët kanë mbetur të habitur kur panë Osimhen në avion, i veshur sportiv, me një kapuç në kokë dhe kufje, duke e përshëndetur. Lojtari, pas mbërritjes në Berlin, do t’i bashkohet skuadrës, ndërsa në mbrëmje do të jetë në tribunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat